ShowBizzz

Labi ngatërron Bugattin me Maseratin dhe pranon se gjatë tre viteve ka pasur mbi 120 vetura

Gjatë ditës së sotme, Labi ka bërë një gafë të lezetshme. Ai tha se e kishte blerë “Bugattin” e tij për mbi 100 mijë euro, por më pas sqaroi se në fakt kishte në mendje “Maseratin”.

Gafa e tij u bë e dukshme kur banorët e tjerë filluan të qeshnin, duke i thënë se vetura e markës “Bugatti” është shumë më e shtrenjtë sesa shuma që ai përmendi.

Labi u shpreh: “E kam përzier Bugattin me Maseratin, aq shumë vetura kam pasur”.

Toney tregoi: “Tha e kam blerë Bugattin 160 mijë euro”.

Ndërsa Edi shtoi: “Ai as dritën nuk e ka aq”.

Labi shpjegoi më tej: “Me është përzier me Maseratin, për besë”.

Ai gjithashtu tha se gjatë tre viteve të fundit kishte pasur mbi 120 vetura të ndryshme, duke treguar se përvojat e tij me makinat janë të shumta.

Kjo gafë ka shkaktuar qeshje dhe reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Labi duket se e mori me sportivitet situatën.