Lajme

Laborator kokaine në Itali, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar

Një laborator i fshehur për përpunimin e kokainës është zbuluar nga autoritetet italiane, të cilat kanë goditur një aktivitet të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Të arrestuarit akuzohen për posedim dhe prodhim të substancave narkotike. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 18.2 kilogramë kokainë, e ndarë në 18 ambalazhe, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike që ndodhej ende në proces rafinimi.

NEWS  Ermal Mamaqi reagon pasi Ola e quajti Arbanën k*çkëGjatë kontrollit në laborator, autoritetet gjetën gjithashtu para cash në shumën 8 mijë e 810 euro, një makinë për numërimin e parave, orë luksoze, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Po ashtu u sekuestruan telefona celularë, një laptop dhe dokumente me shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Në ambientet e laboratorit u gjetën edhe substanca prerëse, qese me peleta të dyshuara për përpunim, tretës kimikë dhe mjete të përdorura për rafinimin e kokainës.

NEWS  Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do të marrim të gjitha …Sipas mediave italiane, zona ku ndodhej laboratori u izolua dhe iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme nga specialistët e karabinierëve të Romës, me qëllim përcaktimin e mënyrës së përpunimit të drogës dhe sasisë totale të lëndës narkotike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe rolin e secilit prej personave të arrestuar.

NEWS  Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil: U dorëzua pa rezistencë, si ra policia në gjurmët e tij

Të Ngjashme