ShowBizzz

Lady Gaga dhe Beyoncé një bashkëpunim të ri, po vjen “Telephone 2”?

Pas 16 vitesh, bashkëpunimi legjendar i Lady Gaga dhe Beyoncé në këngën “Telephone” mund të ketë një vazhdim.

Gjatë një interviste me Vanity Fair, Lady Gaga konfirmoi se është në planet një pjesë e dytë e këngës, megjithatë nuk ka dhënë detaje për datën e publikimit.

Kur u pyet nëse Beyoncé do të rikthehej për këtë projekt, Gaga u përgjigj me një “ndoshta”.

Kjo deklaratë vjen pas një momenti të Super Bowl 2024, ku Beyoncé shfaqi një imazh që fansat e lidhën me videoklipin e “Telephone”, duke nxitur aludime për një rikthim të mundshëm të dyshes.

TS Poll - Loading poll ...

Po ashtu, Lady Gaga foli për albumin e saj të ardhshëm “Mayhem”, i cili pritet të publikohet më 7 mars, por mbetet ende e paqartë nëse kënga e re do të përfshihet në këtë projekt./TAR