ShowBizzz

Lady Gaga nis epokën e re me transformimin dramatik të flokëve në të zeza

Pas performancës muzikore në Lojërat Olimpike Paris 2024, duket se Lady Gaga ka vendosur që të “luajë” me disa ndryshime në pamjen e jashtme dhe e ka nisur pikërisht me flokët

Artistja ka hequr dorë nga nuanca bionde platin duke u kthyer në zeshkane.

Kanë mjaftuar disa foto në Instagram që ajo të shfaqet e veshur me një pallto me print animal dhe syze dielli të bardha.

Gaga i ka postuar këto foto të shoqëruara me një emoji televizori, si për të paralajmëruar ndonjë projekt të ri televiziv ose videoklip muzikor.

Kujtojmë që ajo i ka pasur edhe më parë flokët në nuancë plotësisht të zezë, por ka kaluar shumë kohë pa një ndryshim. Pra, na është dukur sikur kemi një artiste përjetësisht bionde!

Ndryshimi i flokëve të këngëtares së hitit “Mother Monster” vjen vetëm pak orë përpara daljes së bashkëpunimit të saj me artistin Bruno Mars. Kënga e re, “Die with a smile” ka dalë vetëm pak orë më parë në Youtube dhe ka marrë tashmë mijëra pëlqime virtuale.

Gaga i siguroi fansat se kënga e re nuk do të jetë pjesë e ndonjë albumi të ardhshëm, ndërsa ende nuk dihen shumë gjëra rreth angazhimeve të saj të momentit mes muzikës, filmave etj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)