Lajme

Laert Haxhiu plan për eliminimin e prokurores, Balla pas takimit në KLP: Qeni që leh, s’të ha

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, ku u zbulua plani i Laert Haxhiut.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur një komunikim për mediat pas takimit në KLP, ku në fokus ishte mbrojtja e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Në fjalën e tij, Balla siguroi çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e tyre.

Më tej, ministri tha se falë punës së prokurorisë dhe policisë është arritur të thyhet “kasaforta” e një bande kriminale, teksa paralajmëroi se në ditët në vijim do të këtë zhvillime të së njëjtës natyrë.

Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor.

Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet,” tha Balla.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau me gazetarët edhe dy vendimet e marra në mbledhje.

Institucionet e varësisë, edhe garda do të rrisë masat e sigurisë që institucionet të bëjnë detyrën e tyre. E kemi thënë edhe me herët. Reforma në Drejtësi do të shkaktojë  dhimbje dhe po shkakton dhimbje.

Ramë dakort që në takimet e ardhshme periodike do të ftojmë edhe drejtuesin e SHISH. Ndërsa vendimi tjetër që morëm është se pjesë e komisionit që përfaqëson të nevojat e prokurorëve, nuk do të jetë më përfqësuesi i ministrit, por vetë unë do të jem pjesë e ketyij komisioni,” tha Balla në një komunikim me gazetartët.

Në takimin e zhvilluar në KLP, përveç ministrit Balla, të pranishëm ishin edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, kreu i Gardës, Gramoz Sako dhe kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësië, Policia e Shtetit mori në mbrojtje Merita Selimin, ndërsa dje po ashtu u mor në mbrojtje prokurorja Soloreza Musabelliun. Dyshohet e banda e Laert Haxhiut planifikonte ta vriste, pasi Merita Selimi kishte hetuar grupin e tij për një vrasje. Konkretisht bëhet fjalë për masakrën e 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Më pas në muajn korrik të 2023, prokurorja e Lushnjës u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Çështja i kaloi Doloreza Musabellit, prokurore në SPAK, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm shokët e Leart Haxhiut, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Vendim që mendohet se ka revoltuar jashtë mase të shumëkërkuarin Laert Haxhiu.

I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, mësohet të ketë thënë i penduari Artan Tafani.