Lajme

Lajçak: Diskutimet për dinarin vijojnë të hënën, marrëveshja të adresohet nga liderët

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit që u mbaj sot me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lajçak thekson se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën. Sipas tij marrëveshja( Bazike dhe Aneksi i Ohrit), duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksin e Ohrit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas takimit se “u dakorduam që deri të premten secila palë të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet me zgjidhjen afatgjatë dhe pastaj javën tjetër të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë një hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim i vetëm që kishte me qenë i pranueshëm për palën e Kosovës”.

Ndërsa kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç tha se javën që vjen pritet një takim i ri, ndërsa në takimin e sotëm tha se Serbia ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për ne, formimi i Asociacionit është vendimtar sepse zgjidh plotësisht çështjen e financimit të të gjitha institucioneve tona dhe popullit serb siç parashihet me marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet e tjera”, tha Petkoviç.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo