Lajme

Lajçak: Sulmi në Banjskë ndryshoi shumë gjëra, tani ose dialog ose dhunë

Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se sulmi në Banjskë ku humbi jetën efektivi i Policisë Afrim Bunjaku, ka ndryshuar shumë gjëra.

Në fjalën e tij në forumin 2BS, Lajçak tha se ajo që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës ishte e tmerrshme dhe sipas tij ka ndryshuar shumë gjëra lidhur me dialogun dhe uljen e tensioneve. Ai shprehet se tani prioriteti i ndërkombëtarëve është të vlerësojnë faktet dhe të nxirren pasojat e asaj çka ndodhi.

Më tej diplomati i lartë i BE shtoi se nëse nuk do të ketë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, atëherë do të ketë rritje të tensioneve dhe dhunë. “Ngjarja e 24 shtatorit nuk mund të largohet”, tha Lajçak, por dialogu ka qenë gjithmonë, teksa ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Çfarë ndodhi më 24 shtator është e tmerrshme, ka ndryshuar shumë gjëra. Tani prioriteti është të shohim faktet dhe të nxjerrim konkluzione dhe pasoja.

Ne kemi dialog dhe normalizim ose do të kemi deeskalim dhe dhunë. Është njëra apo tjetra, sa më shpejt të kthehemi në dialog aq më mirë.

Ngjarja e 24 shtatorit nuk mund veç të largohet, dialogu është këtu, ka qenë këtu. T’i normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Miroslav Lajçak.