Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit./Top Channel
