Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vranisht–Vlorë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, ka përplasur një këmbësore.
Viktima është shtetasja Th. Sh., rreth 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është Andrea Llojaj, rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ndërsa viktima është Thëllëza Shkurta, rreth 80 vjeçe, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Vlorë / Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
