Një rast i dyshuar i shqetësimit ndaj një gruaje është raportuar në Pejë, pasi ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, pavarësisht ndarjes së tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh dhe çifti ka dy fëmijë, ndërsa procedura e shkurorëzimit është ende në proces gjyqësor.
Viktima ka deklaruar se ish-bashkëshorti vazhdonte ta kontaktonte përmes mesazheve dhe se kishte frikë prej tij.
Rasti është raportuar më 30 tetor 2026, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Pejë 09.07.2026 – NN. Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura e shkurorëzimit është në proces gjyqësor, por i dyshuari mashkull kosovar, vazhdon t’i dërgoj mesazh dhe se e njëjta ka frikë nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./teve1.info/
