Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Itali ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me diplomatë të ndryshëm të vendit. Pas takimit me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Rama ka zhvilluar një tjetër takim, me zv.kryeministrin Antonio Tajani.
Pas mbledhjes së përbashkët Tajani dhe Rama kanë dalë në një deklaratë për mediat ku dhe kanë zbardhur bisedat që u zhvilluan gjatë këtij takimi.
Gjatë fjalës së tij, zv.kryeministri Tajani u shpreh se ishte një mbledhje shumë pozitive dhe e frytshme për hapat e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ishte një mbledhje shumë pozitive e frytshme se ka bërë hapa të mëparshme që janë të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë. Të gjitha veprimet politike të vendosura do të vijojnë më pas për të aktivizuar në mënyrë konkrete vendimet që kemi marrë. Fjala është e kryeministri Edi Rama, mikun e mirë të Italisë”, tha Tajani.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama falenderoi qeverinë italiane për gatishmërinë për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhënies mes dy vendeve. Duke mos pasur nevojën e një përkthyesi, Rama tha se gjuha italiane është gjuha e dytë e shqiptarëve dhe Italia është zëri më i fortë në Brukesl për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tij drejt Europës.
Kryeministri u shpreh se gjatë takimit përveç diskutimeve lidhur me investimet në sektorin e bujqësisë, energjisë dhe infrastrukturës, u tha edhe se marrëveshja për njohjen e pensioneve të shqiptarëve të cilët prej shumë vitesh punojnë dhe kontribuopjë në Itali është drejt përfundimit.
“Falenderoj nga zemra gatishmërinë që qeveria italiane ka treguar për të zgjeruar këtë marrëdhënie dhe për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme që egzistojnë në të gjitha fushat. Ka qenë kënaqesi sepse nuk ndodh gjithmonë që të shkosh në një vend tjetër në një delegacion kaq të madh dhe mos kesh nevoje për kufjet për përkthim. Ska pasur nevojë do të thtoë që jo vetëm gjuha e përbashkët që italishtja është gjuha e dytë e shqiptarëve por edhe gjyha politika në shkallën dypalëshe. Ne kemi plotësisht të njëjtat qëndrime me të gjitha çështjet dhe kënqemi që Italia është aovkati ynë më i besuar në nivelin evropian dhe zëri më i fortë i dëgjuar në Brukel për të mëbshtetur Shqipërinë dhe Balkanin Perëndimor në rrugëtimin e tij.
Ne kënaqemi shumë që kjo qeveri ka një angazhim të veçantë për të kaluar nga shumë premtime që janë premtime të natyrshme të të qenurit tonë bashkarisht të ndarë dhe të bashkaur nga të njëjti det. Nuk dua të përsëris që ka thënë në mënyrë shumë të detajuar dhe shumë kujdes zv. kryeminsitër italian ka thënë por dua tju them shqiptarëve se ka shqiptarë që janë në Itali që kontribuojnë prej vitesh në Itali dhe marrëveshja për pensionet pikë arritje pothuajse dhe kemi fituar nga premtimi solem zvkryeministër kjo pikëarritje nuk do të jetë pikënisje tjetër siç ndodh në anën tona. Të gjithë hsqiptarët që jetojnë në Itali më në fund do të mund të ngrenë dolli për lavdinë e Rpublikës italiane dhe ta falendeojnë këtë qeveri se kjo qeveri do të çojë nderi në fund këtë nismë shumë të rëndësishme jo vetëm nga pikpamja financiare por edhe nga ajo sociale dhe e respeketit dhe të dinjitetit”, tha Rama.