Lajme

Lajm tronditës per pushtetarët e korruptuar, SPAK aleancë me Londrën për gjetjen e parave të pista, gati arrestime në…

Shqipëria po përjeton një periudhë të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, dhe goditja që pritet të vijë ka nisur të shkaktojë valë shqetësimi në nivelet e larta të pushtetit. SPAK ka forcuar së fundmi bashkëpunimin me autoritetet britanike, në ndjekje të parave të pista që prej kohësh fshihen pas perdes së pasurisë dhe fuqisë politike. Kjo aleancë ndërkombëtare, e përforcuar nga përvoja dhe teknologjia e avancuar britanike në gjurmimin e financave të paligjshme, është një paralajmërim i qartë për ata që deri tani kanë qëndruar të paprekur mbi ligjin.

Detajet nga njoftimi i SPAK

SPAK ka dhënë detaje nga largimi me urgjencë i kryeprokurorit Altin Dumani tre ditë më parë nga seanca gjyqësore për Ilir Metën. Sipas Prokurorisë së Posaçme, është zhvilluar një takim me rëndësi të lartë me përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar u takuan me Dumanin ku i rikonfirmuan mbështetjen e tyre ndaj SPAK. Ndërsa Dumani është shprehur se do të vijojë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe pastrimit të parave.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi një takim të rëndësishëm me përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Në takim morën pjesë, Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe drejtuese e Divizionit për Çështjet Ndërkombëtare dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar. Në këtë takim të nivelit të lartë ishte e pranishme edhe zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Mia Marzouk së bashku me koordinatorin për Ballkanin Perëndimor në ambasadën britanike, për çështjet që lidhen me ndjekjet penale. Përfaqësuesit e lartë rikonfirmuan mbështetjen e Zyrës së Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar për punën e SPAK. Gjatë diskutimeve, të dyja palët vunë theksin në bashkëpunimin e suksesshëm mes Prokurorisë së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese britanike. Përfaqësuesit nga të dy vendet u shprehën të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve për konfiskimin e aseteve kriminale.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha: “Bashkëpunimi mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe do të vijojë të shtrihet edhe në rikuperimin e aseteve dhe në luftën kundër pastrimit të parave, në të dy vendet”. Ky takim shënon një hap të mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të SPAK, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Një sinjal për zyrtarët e lartë

Fakti që SPAK po mbështetet nga një partner i fuqishëm si Mbretëria e Bashkuar ka intensifikuar klimën e frikës mes zyrtarëve të korruptuar dhe pasanikëve të lidhur me krimin ekonomik. Me rritjen e kapacitetit të SPAK për të ndjekur, sekuestruar dhe përfundimisht arrestuar personat përgjegjës, shumë prej tyre tashmë ndihen të rrezikuar nga humbja e pasurive dhe ndikimit të tyre politik. Deri tani, prokurorët shqiptarë janë përballur me vështirësi të mëdha në zbulimin e aseteve të fshehura jashtë vendit, veçanërisht në shtetet e njohura për fshehjen e parave. Duke bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuar, SPAK jo vetëm që mund të zbulojë rrugëtimin e parave të pista, por edhe të identifikojë dhe bllokojë llogari bankare, investime apo pasuri të patundshme të zyrtarëve të korruptuar në Londër e më gjerë. Kjo do të thotë që shumë pasuri të grumbulluara gjatë viteve nga politika dhe korrupsioni po shkojnë drejt sekuestrimit.

Çfarë përfshin ky bashkëpunim?

Ky bashkëpunim përfshin krijimin e një linje të përhershme komunikimi dhe ndarje informacioni midis SPAK dhe agjencive britanike, si dhe përdorimin e ekspertizës teknike për gjurmimin e burimeve të parave të pista. Duke monitoruar lëvizjen e këtyre fondeve, SPAK dhe autoritetet britanike pritet të zbulojnë edhe shumë skema të mbështetura nga influenca politike dhe kriminale. Kjo goditje e përbashkët synon që jo vetëm të mbyllë dyert për pasuritë e ngritura mbi korrupsionin, por edhe të vendosë një standard të ri për ndëshkimin e krimit ekonomik në Shqipëri. Kujtojmë se një ndër emrat që është përfolur për prona në Angli është Ilir Meta, të cilit i është kopsitur dosja nga SPAK. Mësohet se prokuroria ka dërguar edhe disa letër-porsi në Londër. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që kanë fshehur atje llogari bankare dhe prona.