ShowBizzz

Lamine Yamal merr vendimin e papritur pas problemeve të fundit

Pas një periudhe të vështirë dhe të mbushur me pasiguri, Lamine Yamal dhe familja e tij kanë marrë një vendim të rëndësishëm për të ndryshuar jetën e tyre.

Pas një sulmi të rëndë me thikë që la të plagosur babain e futbollistit të ri, familja është zhvendosur nga lagjja e njohur për problemet e saj, Rokafonda, për të nisur një kapitull të ri në një zonë më të sigurt.

Sipas burimeve ndërkombëtare, familja e talentit të Barcelonës është zhvendosur në zonën e “Sant Joan Despi”, shumë pranë qendrës sportive të klubit. Kjo vendndodhje i lejon Yamal-it të jetë më afër ekipit dhe të përqendrohet në karrierën e tij, ndërsa familja e tij ka gjetur një strehë më të qetë larg trazirave.

Incidenti i ndodhur më 14 gusht, kur Munir Nasraui, babai i Lamine Yamal, u sulmua me thikë në lagjen ku ata jetonin më parë, ishte kthesa që nxiti vendimin për të ndryshuar vendbanimin.

Rokafonda, e cila dikur ishte shtëpia e tyre, tashmë shihet si një vend i rrezikshëm për familjen.



lokimagazine