ShowBizzz

‘Lamtumira e fundit pikuaka si acid në stomak!’ Sonila Meço rrëqeth me rreshtat për babain e ndjerë

Ditë të vështira dhe një humbje e madhe për Sonila Meçon.

Gazetarja dhe moderatorja ka njoftuar mbrëmjen e së hënës se i ati i saj ka ndërruar jetë.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira. Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!”-shkruante ajo.

Në një status së fundmi ajo shkruan e pikëlluar:

“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit pikuaka si acid në stomak!”



lokimagazine