Një ndër çiftet më të përfolur të showbizit janë dhe ata Fedez dhe Chiara Ferragni.
Kjo ndoshta për shkak të ‘krisjes’ që dyshja ka pësuar në romancën e tyre.
Fedez ka zhvilluar së fundmi një intervistë, e cila është regjistruar më 28 mars dhe do të transmetohet më 9 prill.
Sapo janë publikuar pamjet e para të reperit duke qarë gjatë intervistës së dhënë për ‘Belve’.
Reperi siç duket po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, që pas ndarjes me ish-partneren, Chiara, dhe këtë gjë e vërtetojnë më së miri lotët e tij të derdhura përpara kamerave teksa ka folur për tema personale.