Lana Del Rey ka reaguar ndaj lajmeve të fundit për jetën e saj të dashurisë. Këngëtarja 39-vjeçare u përfol se ka nisur një lidhje me Jeremy Dufrene, i cili është kapiteni i një varke dhe ofron guida turistike për të parë aligatorët në Luiziana.
Një komentuese që pretendonte se ishte vajza e Jeremy-t shkoi në X (ish-Twitter) për të konfirmuar lajmet. Ajo la të kuptohej gjithashtu se Jeremy e kishte lënë nënën e saj pak para se të lidhej me Lanën.
Mirëpo, Lana ka mohuar të jetë në një lidhje me Jeremy-n. Ajo shkroi në seksionin e komenteve të një postimi në Instagram që përfshinte “detaje” për romancën e saj.
Lana u përgjigj në pjesën e komenteve, duke shkruar thjesht “Jo”.
“Gjithashtu, kjo nuk është vajza e tij”, shtoi ajo në një koment tjetër.
ks