ShowBizzz

Larg ekranit, ç’po ndodh me Drini Zeqon

Drini Zeqo ishte i ftuari i Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’ ku ndau rrëfime rreth jetës në ekran dhe detaje nga personalja e tij.

Së pari Ermali e surprizoi me daljen e tij si prezantues në Festivalin e Këngës. Drini kujtoi emocionet e prezantimit me Soni Malaj apo edhe fitoren e atij viti me Luiz Ejllin.

Mes shumë eksperiencave televizive Ermali e pyet se përse ai zgjodhi pikërisht tani të provonte një ‘reality show’.

“Fakti që zgjodha të jem në reality ishte sepse doja që publiku të më shihte ndryshe nga korniza e lajmeve. Nuk mendoj që nga një reality del dikush keq.  Largimin tim e mendova shumë. Nuk doja të kishte aludime dhe keqkuptime në publik ndaj mora vendimin për të dalë nga shtëpia. Nuk di sa do e kisha përballuar këtë presion.”

Drini ndalet dhe tek betejat e përditshme mes televizionit dhe konkurencës.

“Lufta është e përditshme jo vetëm në një reality. Ndonjëherë ndihesh sikur s’të vlerësojnë sikur s’je në vendin e duhur, sikur s’të kanë paguar kjo është lufta e vërtetë.”

Larg ekranit, çfarë po ndodh me jetën e tij?

“Gjërat kanë ndryshuar disi, nuk ndjej presion për martesë. Martesa nuk është zgjidhje, ka një bashkëjetesë, lidhje gjërat kanë ndryshuar. Mendoj që nuk duhet ti sforcojmë gjërat. Nuk kam thënë kohët e fundit ” Të dua”. Nuk e them shpesh ‘të dua’. Momentalisht që flasim nuk jam në një lidhje.”