ShowBizzz

Larg publikut dhe disa muaj pas operacionit – Kate Middleton thyen heshtjen duke ndarë një foto të re familjare

Pas disa muajsh larg syrit të publikut pas një operacioni dhe teorive të konspiracionit që vërtiteshin rreth zhdukjes së saj, Kate Middleton, më në fund ka thyer heshtjen.

Princesha e Uellsit ndau një foto familjare në Ditën e Nënës, e cila festohet në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.

Imazhi tregonte nënën e tre fëmijëve, 42 vjeçare, ulur në një karrige në shtëpinë e familjes në Windsor, e rrethuar nga tre fëmijët e saj dhe të Princit William – Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 vjeçe dhe Princi Louis, 5 vjeç.

“Faleminderit për urimet tuaja dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkroi Middleton në postimin në Instagram të dielën.

Kjo shënon foton e parë zyrtare të Middleton të publikuar nga pallati që kur ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal më 16 janar.

Megjithatë, mungesa e gjatë e Middleton nga sytë e publikut bëri që shumë njerëz të spekulonin për vendndodhjen e saj.

Edhe xhaxhai i saj, Gary Goldsmith, ofroi një përgjigje të fshehtë kur u pyet për rikuperimin e mbesës së tij në një episod të “Celebrity Big Brother” në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj jave.

Kate duket në gjendje stabile dhe se do të rikthehet shumë shpejt me angazhimet e saj.