Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë mandatin nga Partia Socialiste, jo nga votat ndaj duhet ta dorëzojë atë.
“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen.
Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin, nuk është person i votuar drejtpërsëdrejtë”, tha Balla.
I pyetur lidhur me kritikat e publikuara nga Koçeku që sipas saj në grupin e PS nuk lejohej mendimi ndryshe, Balla u përgjigj: “S’kam asnjë koment sepse gjatë gjithë 8 muajve, kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën si e drejtoj grupin e PS”.
See also Lajmet për sulm iranian në Shqipëri, reagojnë Muxhahedinët
