Lajme

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Punës, ka ndaluar punimet gjatë inspektimit në një shtëpi private në Komunën e Mitrovicës.

Sipas tyre, inspektorët kanë marrë vendimin për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftimin IQP-së.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë./teve1.info/

Të Ngjashme