Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar në Facebook, duke kritikuar situatën politike në vend dhe duke paralajmëruar “ndëshkim politik” për dy vitet e fundit.
Gashi ka thënë se një parti që fiton zgjedhjet dhe më pas e bllokon vendin “nuk ka as kuptim politik, as logjikë shtetërore”.
Ai ka bërë thirrje për bashkim dhe mobilizim brenda LDK-së, duke kërkuar rikthimin e saj si parti “e fortë dhe fituese”.
Postimi i plotë:
DITA E PËRGJEGJËSISË PO VJEN.
Populli i Kosovës do ta japë ndëshkimin politik për këto dy vite të humbura, për bllokadat dhe papërgjegjësinë.
Një parti që i fiton zgjedhjet dhe pastaj e bllokon vendin nuk ka as kuptim politik, as logjikë shtetërore. Kosova nuk mund të mbahet peng.
Në këtë moment, LDK duhet t’i kthehet vetvetes, vlerave të saj dhe qytetarëve – autentike, përfaqësuese, e guximshme dhe fituese.
Koha është për bashkim, mobilizim dhe ndryshim. LDK duhet të rikthehet aty ku i takon.
LDK e fortë, Kosovë e fortë! ✌️✌️✌️
