Lajme

LDK-ja mblidhet sot për shqyrtimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarët e degëve, do të mblidhen sot në një takim për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit me listën e Vjosa Osmanit në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Siç merr vesh media, takimi do të nisë në orën 16:00.

Në takim pritet të diskutohet qëndrimi i LDK-së lidhur me një bashkim të mundshëm politik për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kosova do t’i drejtohet kutive të votimit më 7 qershor, pas moszgjedhjes së presidentit që çuan në shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Të Ngjashme