Lajme

“LDK-ja nuk merret me dhunë, por me votë”, Buçpapaj ‘godet’ Bajramin/ Ja çfarë i kujton

Publicistja Elida Buçpapaj, ka reaguar pas deklarimeve për ndryshimin e udhëheqjes së LDK-së.

Ajo ka rikujtuar se Lumir Abdixhiku është rizgjedhur dy herë brenda gjashtë muajve në krye të partisë.

“Janë pretendimet më absurde, nga mendje aspak racionale, pasi Lumir Abdixhiku brenda 6 muajve është votuar dy herë si kryetar i LDK-së, në dy Kuvende të Jashtëzakonshme të partisë”, është shprehur ajo.

Buçpapaj ka theksuar se drejtimi i LDK-së, sipas saj, nuk mund të ndryshohet përmes presionit apo përplasjeve të brendshme, por vetëm përmes votës së anëtarësisë dhe forumeve të partisë.

“LDK nuk merret dot me dhunë, por vetëm me votë dhe Abdixhiku e ka votën dhe besimin e forumeve të LDK-së për ta udhëhequr partinë”, ka përfunduar publicistja.

Shkrimi i plotë:

Ka reaguar në rrjetin social kryetari i LDK Lumir Abdixhiku rreth pretendimeve të gjashtë deputetëve që nuk do ta votonin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.

Tani ata pretendojnë të marrin partinë. I kanë bërë petullat me ujë, sikur thotë populli. Kujtim Shala me u bo kryetar i LDK e Hykmete Bajrami kandidate për kryeministre në zgjedhjet e ardhme!

Të gjitha pretendimet e tyre nuk kanë asnjë bazë legjitime.

Janë pretendimet më absurde, nga mendje aspak racionale, pasi Lumir Abdixhiku brënda 6 muajve është votuar dy herë si kryetari i LDK në dy Kuvende te Jashtëzakonshme të partisë.

LDK nuk merret dot me dhunë, por vetëm me votë dhe Abdixhiku e ka votën dhe besimin e forumeve të LDK për ta udhëhequr partinë.

Të Ngjashme