ShowBizzz

Ledion Liço: Jam shumë me fat që kam krijuar jetën me Sara Hoxhën!

Ledion Liço ka dhënë së fundmi një intervistë, gjatë së cilës u kthye pas në kohë dhe kujtoi fillimet e veta në ekran, duke thënë se dëshira e tij ishte për t’u marrë me muzikë.

“Në fillim unë kam dashur të merresha me muzikë dhe pasi lajthitja shkoi deri aty sa unë të shkova dhe bëra dhe videoklipe, shyqyr që njerëzit pranë më thanë t’i thërrisja mendjes… 2004 ka qenë viti që fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimit tim në televizion”, tha ai.

Ledion Liço: Jam shumë me fat që kam krijuar jetën me Sara

Më tej moderatori rrëfeu njohjen me partneren e tij Sarën, “Njohja me Sarën ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme, jam shumë me fat që kam krijuar jetën me të dhe ndajmë edhe punën, e kam shefe në punë, nuk ta përton fare… Në shtëpi mundohem të jem unë shefi, natyrisht në fundjavë…”.

Ledioni u pyet edhe për prezantimin e BBV-së, për të cilin u shpreh se mezi po pret ta bëjë sërish, “Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, tha Ledioni.

 

 



bal