ShowBizzz

Ledioni: Kiara e ndihmoi Luizin të shkojë në finale

Marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos është diskutuar mbrëmjen e të shtunës pasi shumë besojnë se të dy po e përdorin njëri-tjetrin në “kuadër të lojës”.

Por, Romeo nuk ka të njëjtin mendim. Ai gjatë fjalës së tij tha se lidhja nuk do e ndihmonte aspak në këtë shtëpi, madje iu drejtua dhe me një pyetje opinionistëve dhe vetë moderatorit.

Ledion Liço iu kthye banorit duke i thënë se marrëdhëniet e dashurisë e ka ndihmuar të shkojë në finale vëllain e tij, Donaldin, madje edhe Luizin vitin e kaluar.

Por, sipas moderatorit këtë vit ka një ndryshim pasi Heidi është më aktive se vajzat, Kiara dhe Beatrixi.

Romeo: Unë kur kam hyrë në fillim në shtëpi, kur kam qenë në shtëpinë time, unë kam thënë bashkë me familjarët tim edhe me Donaldin që ka qenë pjese e këtij formati. Kam thënë që është shumë e pritshme që unë të lidhem, është e pritshme se njerëzit këtë presin nga unë. Si mund të më ndihmojë mua kjo gjë që të shkoj në finale, pyetje për ju?

Ledjoni: Siç ka ndihmuar fituesin e vjetshëm, siç ka ndihmuar finalistin e parvjetshëm dhe të tjera me radhë. A e di çfarë ndryshimi i vetëm me vjet dhe parvjet është se vjet dhe parvjet ato vajzat nuk kishin kaq opinione sa ka Heidi vjet



ks