Gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno u skualifikua nga gara pas një zarfi të zi të mbërritur në shtëpi.
Megjithatë, asaj i dha sërish mundësia për tu rikthyer në program.
Mirëpo, ndryshe nga çfarë Ledioni deklaroi asokohe, ku tha se Egla për asnjë moment nuk u largua nga ambientet e Top Medias, qarkulluan disa pamje ku Egla shihej në një nga lagjet e Tiranës.
Ndërsa sot, pas kaq kohësh, Ledioni ka sqaruar se çfarë fshihet pas atyre fotove.
Ai ka treguar se Egla ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.
lokimagazine