ShowBizzz

Ledjona i përgjigjet ish-bashkëshortit dhe kërcënimeve: Vajza vendos vetë!

Ledjona Xheladinaj ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother. Gazetarja ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën.

“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme. Vajza është në lidhje me babanë e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshëndes. Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qenë se është në moshë delikate”, tha ish-konkurrentja.

Sa i përket kërcënimeve për ish-bashkëshortin, Xheladinaj thotë se nuk i kanë ardhur prej saj.

“Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, përfundoi ajo.