ShowBizzz

Ledri dhe Sara bëhen bashkë për ditëlindjen e vajzës, por si u sollën në prani të njëri-tjetrit!

Edhe pse ndarja e tyre beri buje te madhe, Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bashkuar per të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem Blu. Ish-çifti janë parë së bashku në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e Bllokut.

Ledri dhe Sara bëhen bashkë për ditëlindjen e vajzës,

Ata dukeshin mjaft te lirshem ne pranine e njeri-tjetrit: Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet Ledri duke mbajtur Poem Blu në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.

Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” pati konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot. Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti, megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra.



bal