ShowBizzz

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj publikojnë bashkëpunimin e dytë

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë publikuar këngën e tyre më të re, “Let pe lun”, që pritet të bëhet një tjetër hit i padiskutueshëm i kësaj vere.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes tyre, pas suksesit të madh të “Ma Kthe”, publikuar rreth dy muaj më parë.

Teksti mban firmën e Ledri Vulës dhe Elinelit, ndërsa kënga është realizuar nga BIGDEAL RECORDS që ka mbuluar si prodhimin muzikor ashtu edhe Mix & Master.

Por përtej muzikës, ajo që ka ndezur rrjetin është kimia mes dy artistëve dhe spekulimet për një raport më shumë se thjesht profesional.

Ledri ka pranuar se me Xhensilën e lidh një “kimi e jashtëzakonshme” dhe shumë të përbashkëta, por është kujdesur të mos japë asnjë deklaratë që do të konfirmonte zërat për një marrëdhënie më intime.