Në një intervistë të fundit në emisionin “Canape”, Ledri Vula është përballur me pyetje rreth jetës së tij private dhe përfshirjes në media.
Ndër pyetjet ishte edhe lidhja e tij me Sara Hoxhën dhe thashethemet për ndarjen e tyre.
Megjithëse pyetjet e tilla kanë interes të madh në publik, Ledri iu shmang përgjigjes direkte, duke thënë se për këtë gjë duhet kontaktuar menaxherin e tij, Faton Shoshin.
“Për këtë e kam autorizuar Faton Shoshin. Nuk më bën përshtypje çfarë flitet. Më shumë kam qejf të më komentohet një tekst apo repturë. Këto shkrimet si serial i ndihmojnë disa artista që dinë ta bëjnë shumë mirë atë punë kur duan të promovojnë një këngë. Tani kam mix feelings. Jam duke u çelur. Vjen dimri dhe mbyllem, kam qejf të rri në studio vetëm. Por kur vjen vera çelem, si lule,” u shpreh reperi.