Lajme

Legjenda e futbollit amerikan në lidhje dashurie me ishin e Cristiano Ronaldos

Legjenda e NFL, Tom Brady, është në një romance të re me supermodelen Irina Shayk pas përfundimit të martesës së tij 13-vjeçare me Gisele Bündchen.

Ish-ylli i NFL, u kap duke përkëdhelur butësisht fytyrën e “bombës” 37-vjeçare ruse pas një takimi gjatë natës në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Një dëshmitar tha se Brady e mori atë në një hotel në LA të premten pasdite dhe e çoi direkt në shtëpinë e tij. Ata dolën nga shtëpia e tij mëngjesin e ardhshëm rreth orës 9:30 të mëngjesit. Të shtunën pasdite, Brady mësohet se e ka marrë sërish modelen nga hoteli i saj dhe është kthyer sërish në shtëpinë e tij.

Që nga ndarja e tij nga Bündchen, me të cilin ka dy fëmijë Vivian 10, dhe Benjamin 13, ylli i NFL ka qenë i lidhur me një “varg” femrash të një niveli të lartë, përfshirë Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski.