Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, detaje nga arrestimi i ish-zyrtarëve

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që u krye mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku ranë në pranga disa ish-zyrtarë të Sarandës.

Operacioni është kryer me urdhër të Prokurorisë, ku janë ekzekutuar dhe disa urdhër-arreste. Ku veç arrestimit, po kryhen edhe kontrolle në disa banesa të disa ish-zyrtarëve të INUV.

Në pranga deri më tani kanë rënë Artur Musai, ish-Kryeinspektor i INUV, Vangjel Xhavara, Besian Koci, Erton Zekaj, inspektorë.

Personat në fjalë akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në Ksamil gjatë periudhës mars-qershor të 2023.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion të zhvilluar gjatë mbrëmjen së sot dhe ende nuk dihet saktësisht numri i të arrestuarve.