Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil e Sarandë, lëshohen 13 masa sigurie për zyrtarët

Zyrtarë të IKMT-së, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë janë shoqëruar nga Policia mbrëmjen e kësaj të mërkure. Burime për mediat bëjnë me dije se 13 masa sigurie janë lëshuar për zyrtarët e qytetit bregdetar, ndërkohë deri më tani janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre pasi akuzohen se kanë favorizuar ndërtimet pa leje.

Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë: Oltion Durmishi, Apostol Qesari, Ermen Stroka, Ina Papa, Denis Balili, Manushaqe Saliko, Erald Lika, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shtetasit, Andri Dhima dhe Kozeta Statha.

Ky hetim është nisur nga Policia dhe Prokuroria e Sarandës. Këta zyrtarë dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve.

Zyrtarët me masë sigurie:

Mariel Murati

Ina Papa

Erald Lika

Denis Balili

Ermen Stroka

Viktor Qesari

Manushaqe Saliko

Oltion Durmishi

Andri Dhima

Kozeta Statha

Tonin Simoni

Lidhur me këtë operacion policor të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet e Sarandës. Priten më tepër detaje në vijim.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo