Lajme

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9.

Nga të dhënat e IGJEUM, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë me thellësi fokale 10 km nga sipërfaqja e tokës. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë mes Elbasanit dhe Tiranës.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale.