LifeStyle

Lëkurë e thatë apo e dehidratuar? Ka disa mënyra për ta dalluar

Duhet të dini që çdo lloj lëkure ka nevojë për hidratim dhe është i gabuar koncepti se vetëm lëkura e thatë duhet hidratuar. Edhe një lëkurë ekstremisht e yndyrshme mund të jetë e dehidratuar, pasi hidratimi nuk ka lidhje me yndyrën. Pavarësisht llojit të lëkurës, qelizat tuaja mund të kenë mungesë uji dhe kjo bën që lëkura të duket e pajetë dhe jo bukur nga ana estetike. Megjithatë, ndodh shpesh që të ngatërrojmë lëkurën e thatë me atë të dehidratuar duke bërë kështu që të përdorim produktet e gabuara dhe duke e përkeqësuar më shumë gjendjen.

Si ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?

Lëkura e thatë:

-Ka mungesë sebumi dhe vajrash natyralë.

-Është një lloj lëkure

-Shkaktohet nga gjendrat dhjamore jo aktive

-Mund të shkaktohet nga keqfunksionimi i gjendrës tiroide

-Mund të rregullohet duke përdorur kremëra që janë posaçërisht për lëkurë të thatë

Lëkura e dehidratuar

-Ka mungesë uji

-Është gjendje e lëkurës

-Trupi humbet më shumë ujë sesa pini

-Mund të lidhet me humbjen e ujit gjatë urinimit ose me djersitjen e tepruar gjatë aktivitetit fizik.

-Mund të rregullohet me ndryshimin e mënyrës së jetesës, dietës etj.