LifeStyle

Filmi – Mu ofruan 40 milionë dollarë për të mbyllur gojën, refuzova! Deklarata bombë e ish partneres së Elon Musk

Ashley St. Clair, nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka zbuluar gjatë një konference për shtyp se ka refuzuar një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh të ofruar nga miliarderi. duke pranuar të fliste për dokumentarin ‘Musk’ të regjisorit Alex Gibney, i paraqitur jashtë konkurrimit në Festivalin e Filmit të Venecias.

‘Më ofruan mundësinë të mos flisja për 40 milionë dollarë’, 28 vjeçarja, për gazetarët gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit të Venecias të martën, më 8 shtator, në të njëjtën ditë kur u shfaq premierë dokumentari Musk i Alex Gibney, ku ajo është intervistuar gjerësisht.

‘Kur të ofrohet diçka e tillë [për të qëndruar në heshtje], kjo të bën vërtet të mendohesh se çfarë do të thotë fjala jote dhe sa vlerë ka ajo, si dhe pse duan të më ofrojnë këtë shumë parash që të mos flas’, vijoi St. Clair.

“Dua të jem shembull për fëmijët e mi: nuk duhet të ndihesh kurrë në siklet kur thua të vërtetën”, deklaroi më tej ajo.

Dokumentari, i cili zgjat rreth katër orë dhe do të shfaqet në kinematë amerikane më 16 tetor, pasqyron uljet dhe ngritjet e shumta në jetën personale dhe profesionale të Musk, përfshirë 14 fëmijët e tij me katër partnere, betejat e tij korporative dhe rolin gjithnjë e më të dukshëm në politikë dhe rrjetet sociale, pasi bleu Twitter dhe u rreshtua në krah të Presidentit Donald Trump.

St. Clair, me të cilën Musk, 55 vjeç, ka djalin Romulus, tashmë është një kritike e hapur e drejtuesit të Tesla-s dhe SpaceX. Të dy janë përfshirë gjithashtu në një betejë ligjore për kujdestarinë e djalit.

Duke iu referuar qëndrimeve të saj të mëparshme, ajo u tha gazetarëve të martën se kishte qenë naive.

‘Kjo padije nuk e justifikon në asnjë mënyrë rolin tim në të’, tha ajo. ‘Dhe shpresoj që rreziku që po marr tani, duke folur hapur dhe duke u përpjekur të kundërpërgjigjem, të paktën të ndihmojë sadopak.’

St. Clair ka deklaruar më parë se i ishte ofruar një shumë shumë e madhe parash, e lidhur me një marrëveshje konfidencialiteti, për të mos folur publikisht.

Të Ngjashme