Këngëtarja Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria e saj përmes një postimi në InstaStory.
Ajo është shfaqur duke përdorur një makinë elektrike për prerjen e barit në oborrin e shtëpisë, shkruan “Kosovarja”.
Në fotografinë e publikuar, Leonora shihet teksa kujdeset vetë për ambientin e jashtëm, duke treguar se angazhimet e përditshme nuk kanë kufij apo ndarje tradicionale.
Bashkë me imazhin, këngëtarja ka shkruar: “Nuk është kosa veç për burra”.

