Ish-banorja e reality show-t, Elijona Binakaj, ka bërë një reagim publik në platformën X, pas lajmeve se llogaria e saj zyrtare në Instagram është hakuar dhe se ende nuk ka mundur ta rikthejë atë.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, ajo ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen e marrë gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka lënë të kuptohet se po përballet edhe me situata të tjera jashtë vëmendjes së publikut.
Në deklaratën e saj, Elijona është shprehur: “Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëhere gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që une nuk mund ta përballoj hihi. Besoj që edhe Instagrami jem rikthehet gjatë këtyre diteve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt aty prap. Ju dua pafund!”
Pavarësisht pengesave me rrjetet sociale, ajo ka treguar se po përpiqet të ruajë një qasje pozitive për zgjidhjen e problemit dhe pret me padurim rikthimin e llogarisë për t’u rilidhur me ndjekësit e saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Elijona tregohet e prerë me përgjigjen e saj lidhur me aludimet për ndarjen nga Klodi.
