ShowBizzz

Leonora Jakupi prezanton super-jahtin luksoz

Leonora Jakupi ka nisur pushimet verore dhe po ndan me ndjekësit momente nga qëndrimi i saj pranë detit përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Në një prej Instastory-ve të saj, këngëtarja ka filmuar një jaht luksoz që ndodhej përballë saj.

Megjithatë, nga pamjet nuk rezulton se jahti është në pronësi apo përdorim të saj, shkruan “Kosovarja”.

Artistja është mjaftuar vetëm ta shfaqë mjetin luksoz në videon e publikuar, duke ndarë kështu një pjesë të atmosferës së pushimeve me ndjekësit e saj.

Të Ngjashme