Për herë të parë, pas 27 ditësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët i drejtohen me një letër publike ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri.
Në letrën e firmosur nga anëtarët e grupit koordinues të protestës, emrat e të cilëve tashmë bëhen publikë, paraqiten pesë kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike, dhe krijimi i një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor.
See also “Gënjeva që isha mjek se doja ta shpëtoja!”, rrëfehet “heroi” i 2-vjeçares shqiptare që ra në shatërvan: Po i dilte lëng nga goja, prindërit e saj ma rrëmbyen nga duartEmrat e kordinatorëve dhe organizatorëve të protestës janë: Entela Koja, Arben Kola, Megan Balaj, Edviol Kulluri
Luçjana Kokaj, Gentjan Progni, Gjon Ndoj, Etleva Merko, Everest Bardhi, Përparim Gjeka, Mevlan Mata,Ilir Xhemalaj dhe Marjen Rama.
Kërkesat e protestuesve u lexuan edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 27 të tubimit. Mes thirrjeve për të vijuar betejën në shesh qytetarët kërkuan edhe anulimin e zgjedhjeve të ardhshme./Top Channel
