ShowBizzz

Letra emocionuese që bëri Kiara Titon të përlotet në emision

Kiara Tito e ftuar mbrëmjen e djeshme në “S’e luan Topi”, mori një letër surprizë nga i ati. Moderatorja ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të dhe letra bëri që ajo të përlotej nga fjalët e të atit.

“Gjithmonë e kam pasur në mendje babin, çfarë mendon ai, si ndihet. Me atë kam patur një lidhje shumë të veçantë. Kemi ngjashmëri të madhe me njëri tjetrin”, tha Kiara.

Letra e babait të Kiarës:

“E dashur Kiara, në këtë moment të jetës tënde duam të ta themi sesa krenarë ndihemi të gjithë për ty. Nuk mund ta harrojmë atë vajzën e vogël që vraponte në shtëpi, vajzën që mblidhte shoqe dhe organizonte sfilata dhe koncerte, ajo vajza plot ëndrra dhe ambicie. Edhe pse jemi shumë larg fizikisht dua ta dish që je gjithmionë me ne, në mendje dhe në zemrën tonë. Çdo sukses i yti është një dhuratë për ne.

Nuk e vëmë në dyshim që do arrish cdo synim që i ke vendosur vetes sepse e kemi parë forcën dhe vendosëmrinë tëndë që kur ishe shumë e vogël. Jemi krenarë për çdo hap që ke marrë dhe çdo betejë që ke fituar. Të shohim në ekran dhe mbushemi me kaq shumë gëzim. Ti dhe Luizi keni krujuar tashmë një lidhje të fortë dhe të bukur.

Është e mrekullueshme të shohësh sesi po e rrisni edhe Lunën, zemrën tonë, me kaq shumë dashuri. Ajo është mrekullia vetë, qershia mbi tortë, na e vuri statusin më të bukur, tashmë jemi gjyshër. Na mungon shumë dhe mezi presim që të shihemi sërish, të dërgojmë përqafime dhe urime për këtë kapitull të ri të jetës suaj. Babi, mami dhe Rajan.”