Heidi dhe Liami u përfshinë në një debat pasditen e djeshme teksa ky i fundit e quajti banoren ‘modele’.
Ky epitet nuk është pritur mirë prej Heidit e cila ka nisur të qajë në oborr ku Graciano dhe Juli i kanë qëndruar afër.
Pas kësaj debate janë krijuar në shtëpi, ku Juli i ka dalë në mbrojtje Heidit.
Teksa kanë qenë duke darkuar, Liami është munduar të sqarohet duke thënë se nuk e ka patur me qëllim të keq fjalën e thënë ndaj Heidit por kjo e fundit e ka marrë të tillë.
Sakaq Heidi nuk pranon ‘faljen’ e tij dhe i kërkon të kthehet andej nga ka ardhur.
Liami: Edhe ti andej nga ke ardhur!
Heidi: Por siç the ti tani, jemi përgjegjës për çfarë themi! Prandaj rri aty dhe mbaj atë gjë që the që je më i madh se unë, je mosha babit, ndoshta je më i madh…