Reperit të njohur kosovar Ledri Vula iu be sot publike romanca e re me artisten e thonjve, Rina Zaiti, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha– me të cilën ka edhe një vajzë, Poem Blu.
Romanca e re e Ledrit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet. Sidoqoftë, pavarësisht se ai ka nisur një kapitull të ri, duket se kujtimet me Sara Hoxhën ende nuk janë zhdukur plotësisht.
Në llogarinë e tij në Instagram, Ledri ende ruan një video ku shihet duke shkëmbyer një puthje intime me Sarën.
Romanca e tij e re me Rina Zaitin dhe kujtimet e marradhënies së kaluar me Sara Hoxhën duket se do të vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve mes ndjekësve të tij.
lokimagazine