ShowBizzz

Lidhje intime me burrin e motrës së Antonelës? Reagon 24-vjeçarja që u shpërfytyrua nga goditja me shishe qelqi

Klea Prenga, 24-vjeçarja që dyshohet se u godit me shishe qelqi në fytyrë nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pasi denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ajo iu është përgjigjur aludimeve se ka krijuar një lidhje intime me bashkëshortin e Marinela Berishës, duke u shprehur se “personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje”.

Klea Prenga iu drejtua dy motrave duke thënë që janë:

“femra me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë”.

“Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të me rrezoje”, thekoi ajo.

Image
Postimi i Kleas

Postimi i plotë:

Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje.

Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta.

Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të me rrezoje.