ShowBizzz

Liesa Haxhiasllani prezanton për herë të parë partnerin e saj

Moderatorja e njohur, Liesa Haxhiasllani, sapo ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë një seri fotosh me titullin “birthday dump”, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë, një detaj tjetër ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Për herë të parë, Liesa ka bërë publik identitetin e partnerit të saj, Branko Duka.

Ky emër është i panjohur për botën e showbiz-it, por gjatë intervistave të mëparshme, Liesa kishte bërë të ditur vetëm emrin e tij dhe se ai i përkiste shenjës së horoskopit, Ujorit.

Tashmë, çifti i lumtur po pret fëmijën e tyre të parë.



lokimagazine