Lajme

Ligji për Mjekësinë, studentët sërish në protestë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë edhe këtë të hënë kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Ata kundërshotjnë ligjin që i detyron të qëndrojë në vend për 5 vite ose të paguajnë një tarifë. Studentët me pankarta në duar kërkojnë që të japë dorëheqje ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Studentët ndryshe nga ditët e tjera janë mbledhur kësaj herë pasdite për protestën, teksa kanë hedhur dhe letra higjenike drejt Ministrisë së Arsimit.

Prej datës 2 tetor që nisi dhe viti i ri Akademik, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për të kundërshtuar ligjin e ri për Mjekësinë.

Kujtojmë që pak ditë më parë Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston që duhet të pagujë një student që nuk pranon që të punojë në vend për 5 vite. Bordi vendosi që çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, do të jetë i detyruar të paguajë një tarifë prej 248 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi.

Vendimi që kostoja për sudentët të jetë 248 mijë, i ka kaluar për miratim Bordit të Administrimit të Univeristetit të Mjekësisë, Tiranë.