Lil Vlora është një nga emrat absolutisht më të njohur të fushës së estetikës, me një sukses të madh në Zvicër.
Profesionalizmi në punë dhe arritja e rezultateve të mahnitshme, i ka siguruar Lil Vlores garanci në suksesin të cilin e gëzon prej disa vitesh.
Studio “Beauty Lil” edhe më tej është krye të listës së salloneve estetike më të mira e me shërbimet më cilësore në Zvicër, e këtë e dëshmojnë edhe fotot me ndryshimet befasuese.
Vlora, tregon se ana e saj profesionale ecë siç është më së miri. “Si gjithmonë gjërat janë në rregull, sepse unë u përkushtohem shumë punës time dhe përpiqem ta bëjë vetëm më të mirën. Postimet në Instagram janë pasqyrimi më i mirë i punës së bërë me përkushtim deri në detajet më të vogla. Në këtë profesion, investoj kohën, dashurinë dhe lë shpirtin, andaj edhe rezultatet nuk mungojnë”, thotë estetistja e njohur shqiptare.
Edhe më tej, shërbimi më i kërkuar në studion “Beauty Lil”, është mbushja e buzëve, jaëline, faqet, zhdukja e rudhave, korrektimi i hundes dhe çdo gjë tjetër që mbushet me hylaoron natyral.
Lil Vlora, njihet si një nga femrat e suksesshme në Diapsorë, e cila më parë ka treguar guxim në muzikë, ndërkaq sot është profesioniste e dëshmuar në fushën e bukurisë.
ks