Nëna dhe foshnja që lindën në makinë gjatë mbrëmjes së të hënës pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale,
“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet.
Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”.
bal