Lajme

Linja e autobusëve Tiranë – Kopshti Zoologjik bën “sallatë” qytetarët në urban (DENONCIMI)

Sikur të mos mjaftonte stresi dhe hallet e përditshme që i shoqërojnë në jetë, shqiptarët duhet të përballen edhe me mungesën e autobusëve. Një denoncim ka mbërritur sot në kutinë elektronike të mesazheve të Newsbomb.al, ku një qytetar shpreh shqetësimin e tij për autobusët e linjës Tiranë – Kopshti Zoologjik – TEG.

Sipas tij, ka pritur 1 orë e gjysmë në stacion. Qytetari tregon se janë aktivë vetëm 3 autobusë në orarin e drekës, ku relativisht fluksi është i madh për shkak të punëve dhe shkollave.

Në këto kushte, njerëzit janë të detyruar të ngjishen duke u shtypur me njëri-tjetrin dhe shpesh herë nuk mungojnë as konfliktet së bashku. Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë shpesh thirrje kompanive që operojnë në kryeqytet të shtojnë autobusët duke respektuar rregullat, duket se gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.