Lajme

Linja Tiranë-Toronto hap debat në Greqi, mediat fqinje: Aeroporti i Tiranës na e ka kaluar, Selaniku ka mbetur mbrapa

“Filluan fluturimet e para të gjata transatlantike nga aeroporti i Tiranës”, është titulli i disa mediave greke në orët e fundit.

Pikërisht nisja e fluturimeve të para direkte mes Tiranës dhe Torontos është bërë objekt i gjerë komentesh në revista të udhëtimeve, portale turistike dhe media ekonomike që e paraqesin këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, duke ngritur njëkohësisht pyetjen se përse Selaniku nuk ka ende një linjë të drejtpërdrejtë transatlantike.

Në analizat dhe komentet e tyre, mediat greke kujtojnë se në vitin 2016 aeroporti i Selanikut kishte rreth 6 milionë pasagjerë, ndërsa ai i Tiranës vetëm 2,2 milionë. Sot situata është përmbysur. Falë një politike agresive për tërheqjen e kompanive ajrore me tarifa konkurruese dhe marketing, Tirana arriti në vitin 2025 në 11,6 milionë pasagjerë, ndërsa aeroporti i Selanikut mbeti nën 8 milionë. Edhe aeroportet e Sofjes dhe Shkupit kanë shënuar rritje të ngjashme, raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku.

See also  Pasi prokuroria kërkoi dënimin me 45 vite burg për drejtuesit e UÇK, vjen reagimi i ashpër i Vjosa OsmanitNë Greqi, një pjesë e debatit lidhet edhe me politikën e kompanisë gjermane Fraport, administratore e aeroportit të Selanikut si dhe e 13 aeroporteve të tjera të vendit, e cila ka deklaruar se tregu i qytetit nuk konsiderohet ende i gatshëm për fluturime të gjata transatlantike.

Disa javë më parë kompania ajrore “Ryanair” ka akuzuar Fraportin për rritjen e tarifave aeroportuale dhe ka njoftuar mbylljen e bazës së saj në Selanik gjatë dimrit të vitit 2026, duke zhvendosur kapacitet në vende si Shqipëria, ku, sipas kompanisë, kushtet janë më konkurruese.

See also  “Kë b*th do lëpish “/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nu*do me Lutfi Dervishin në ZvërnecAnalistët dhe komentuesit në Greqi theksojnë gjithashtu se politika ajrore e vendit vazhdon të jetë e përqendruar kryesisht në Athinë, me aeroportin e kryeqytetit Eleftherios Venizellos që mbetet porta kryesore për fluturimet ndërkontinentale dhe vazhdon të thyejë rekordet turistike.

Por sipas tyre, zhvillimi i Tiranës tregon se edhe një treg më i vogël mund të tërheqë linja të reja ndërkombëtare kur ndjek një strategji aktive për aviacionin dhe turizmin./Top Channel

Të Ngjashme